Forma e udhëtimit me tren nxitet edhe nga Bashkimi Evropian, i cili prej disa vitesh u dhuron bileta të rinjve, të cilët mund të hyjnë në aventurën e jetës së tyre ose me një grup miqsh.

Konkursi i sivjetshëm ka nisur më 16 prill në orën 12:00 dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit.

Njohja me qytete evropiane, peizazhe të bukura dhe njerëz interesantë, fitimi i eksperiencave të reja dhe zgjerimi i horizonteve… 18-vjeçarët nga Evropa mund t’i përjetojnë të gjitha këto me një biletë treni falas dhe një sërë uljesh në atraksione të ndryshme turistike. Konkretisht, dy ditë më parë Komisioni Evropian shpalli konkursin e sivjetshëm për bileta treni falas për udhëtime në Evropë për të rinjtë e moshës 18 vjeç e lart.

Të gjithë ata që kanë lindur midis 1 majit 2005 dhe 30 qershorit 2006, duke përfshirë edhe ato data, mund të aplikojnë për konkurs dhe udhëtimi maksimumi 30 ditë duhet të bëhet midis 1 qershorit 2024 dhe 30 shtatorit 2025. Ata që ata të cilët mbushin 18 vjeç në gjysmën e dytë të vitit do të mund të aplikojnë në raundin tjetër të konkursit, i cili do të shpallet në tetor.

Në çdo raund të konkursit, 35 mijë të rinj marrin leje, kështu që gjithsej 70 mijë tetëmbëdhjetë vjeçarë marrin mundësinë të njohin kontinentin me tren dhe me ndalesa të shumta.

Programi DiscoverEU është një nga aktivitetet e programit Erasmus+ dhe në të mund të marrin pjesë të rinj nga vendet e BE-së, si dhe vendet e lidhura me programin, përfshirë Islandën, Lihtenshtajnin, Maqedoninë e Veriut, Norvegjinë, Serbinë dhe Turqinë.

Përveç biletave falas të trenit, pjesëmarrësit e këtij programi marrin edhe karta me të cilat përfitojnë zbritje në më shumë se 40,000 vende në Evropë, nga transporti publik, ngjarjet kulturore, akomodimi, ushqimi e deri te aktivitete të tjera argëtuese që ofrohen në të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Vitin e kaluar, Komisioni Evropian, krahas këtij konkursi, ofroi edhe 10 mijë bileta treni shtesë për personat e moshës 18 deri në 20 vjeç nga vende të ndryshme. Në mënyrë që përzgjedhja e pjesëmarrësve të jetë e drejtë, Komisioni thekson se çdo shteti i ndahet një numër i caktuar biletash udhëtimi në bazë të numrit të banorëve në krahasim me të gjithë popullsinë e BE-së. /tesheshi.com/