Këngëtarja e njohur shqiptare, Evi Reçi dhe partneri i saj, Kledi Hysa mesa duket së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga ana e çiftit, përmes disa postimeve në InstaStory ata kanë nxitur aludimet e publikut se artistja është në pritje të ëmbël.
Së fundmi Evi ka ndarë me ndjekësit një video duke ecur së bashku me Kledin, ndërsa ajo që ra në sytë e fansave ishte barku i saj rrumbullakosur.
Dyshimet u shtuan më shumë, pasi këngëtarja ka postuar në InstaStory një foto duke u përqafuar me Kledin, ndërsa në sfond ajo kishte vendosur këngën italiane “Dua Vite” (2 jetë).
Një detaj tjetër që nuk iu shpëtoi fansave ishte një tortë ngjyrë blu krahas fotos së çiftit duke u përqafuar.
Megjithatë akoma nuk dihet nëse Evi është shtatzënë apo jo, pasi pavarësisht dyshimeve të publikut një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga çifti./OraNews