Princi Harry ka folur lidhur me rikthimin e mundshëm të Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar dhe pse nuk do të ndodhë kurrë për sa kohë gjërat nuk ndryshojnë. Duka i Sussex, i cili aktualisht jeton me Meghan dhe fëmijët e tyre në Kaliforni, ka dhënë një intervistë të re ku ka pranuar se Britania e Madhe është ende ‘e pasigurt’ për gruan dhe fëmijët e tij. Princi Harry zbulon arsyen tronditëse pse nuk do ta kthejë kurrë.

Gjatë një interviste të re për dokumentarin e ITV-së, “Tabloids on Trial”, Harry tha:


“Ka më shumë sesa thjesht vëmendje të madhe për mua dhe gruan time gjithsesi. Ata më shtynë shumë larg. Arriti në një pikë ku je i mallkuar nëse e bën dhe je i mallkuar nëse nuk e bën. Por nuk mendoj se ka njeri në botë më të përshtatshëm dhe më të aftë për ta parë këtë gjë sesa unë”.

Është ende e rrezikshme, dhe gjithçka që duhet është një aktor i vetëm, një person që i lexon këto gjëra për të vepruar sipas asaj që ka lexuar. Dhe nëse është një thikë apo acid, çfarëdo qoftë, këto janë gjëra që janë shqetësim i vërtet për mua. Është një nga arsyet pse nuk do ta kthej gruan time në këtë vend.”/BalkanWeb