Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit u diskutua mbi zhvillimet ekonomike në vend të 30 viteve të fundit, të cilat janë përmbledhur nga akademiku, profesor doktor Anastas Angjeli, në 8 botime secili voluminoz me mbi 500-600 faqe në kolanën “Ditari i tranzicionit”.
Mendimi ekonomik, raporti i tij me sistemet dhe kulturën ishin në qendër të një bisede që akad. Angjeli bëri me gazetaren Monika Stafa, në një audiencë akademikësh, profesorësh dhe studentësh.
Kolana “Ditari i tranzicionit” sjell në mënyrë integrale historinë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë të pas viteve `0.
QKLL shkruan në faqen e saj online se akad. Angjeli ka pasqyruar një begati diturish, në lidhje me reformat, zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë.
Kjo kolanë, vjen pak muaj pasi profesori mori çmimin “Eqerem Çabej”, çmimi më i rëndësishëm shkencor që akordohet nga Akademia e Shkencave.
Akademik Angjeli është së pari intelektual i çmuar, ekonomist i përmasave evropiane, anëtar i ASHSH, anëtar i akademisë europiane të Shkencave, Doctor Honoris Causa në disa Universitete botërore, themelues dhe President i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë./ata