Zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Iranit, Cafer Yazerlu, ka bërë të ditur se fluturimet e linjës ajrore 'Iran Air' drejt vendeve evropiane janë anuluar pas vendimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE).

"Pas vendimit të sanksioneve të BE-së kundër 'Iran Air', 'Mahan Air' dhe 'Saha Airlines', në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, 'Iran Air' anuloi fluturimet e tij drejt vendeve evropiane sepse nuk mund të merrte lejen e uljes", tha Yazerlu.

BE-ja dhe Britania e Madhe, të cilat nuk vendosën për sanksione kundër gjenocidit dhe krimeve të luftës të Izraelit në Gaza dhe sulmet e tij në Liban, vendosën sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të transferimit të tij të supozuar të raketave balistike në Rusi dhe sulmeve me raketa ndaj Izraelit.

Dje, BE-ja vendosi sanksione ndaj disa individëve dhe organizatave në Iran, përfshirë kompanitë ajrore, me arsyetimin se mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe raketa u transferuan nga Irani në Rusi.

Në të njëjtën ditë, Britania njoftoi sanksione kundër individëve dhe organizatave iraniane për shkak të sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor./aa