Qarku lindor i Tajvanit, Hualien u godit nga dhjetëra pasgoditje në orët e vona të së hënës dhe në orët e para të së martës. Sipas raportimeve janë regjistruar vetëm dëme të vogla dhe nuk ka viktima.
Ndërtesat në pjesë të mëdha të Tajvanit verior, lindor dhe perëndimor, duke përfshirë kryeqytetin, Taipei, janë lëkundur gjatë gjithë natës, me tërmetin më të fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë. Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit tha se valët e tërmeteve që nisën pasditen e së hënës, ishin pasgoditje nga tërmeti i madh i 3 prillit.
Ndërkohë Departamenti i zjarrfikësve në Hualien bëri të ditur se dy ndërtesa, tashmë të pabanuara pasi u dëmtuan më 3 prill, pësuan dëmtime të mëtejshme dhe ishin anuar. Prodhuesi më i madh në botë i çipave, Taiëan Semiconductor Manufacturing Co (TSMC), fabrikat e të cilit janë në bregun perëndimor të ishullit, tha se disa staf në një numër të vogël fabrikash u evakuuan, por objektet dhe sistemet e sigurisë po funksiononin normalisht dhe i gjithë personeli ishte i sigurt./Dosja