Prestigjiozja italiane, "La Repubblica" ka zbuluar në një shkrim se kryeministri Edi Rama, pas reportazhit investigues të televizionit publik italian RAI, ka kontaktuar drejtorin e televizionit. Në një shkrim për drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini, gazeta shkruan se "sikur të mos mjaftonin hallet e tjera që kishte, dje është detyruar të dëgjonte kryeministrin e tërbuar shqiptar në telefon".

“Dje, pavarësisht se kishte shumë për të menduar, ai duhej të dëgjonte edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili u tërbua për episodin e Report për paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët,” shkruan La Reppublica. 

Reportazhi i emisionit Report në "Rai 3", i publikuar mbrëmjen e së dielës ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit "Report" ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. 

"Në kantier ‘Report’ ka mësuar diçka që qeveria italiane e kam mbajtur në heshtje që do të thotë kompaninë që ministria italiane ka caktuar për të bërë punimet. Në tabelën informuese në hyrje të zonës së ndërtimit shënohet emri ‘AKKAD’, shoqëri ndërtimi pulieze e drejtuar nga barezi Fabrizio Palmiotti, President i Rrjetit të Ndërtimeve nëPuglia. Në Gjadër punimet janë edhe më të vonuara kështu afati i përfundimit të punimeve duket se ka rrëshqitur nga maji në nëntor shoqëruar me rritje të kostove fillestare.", thuhet mes të tjerash në reportazh. 

Gjithashtu përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, duke e quajtur edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Ndërkohë, Agaçi tha për "La Repubblica" se do të padiste televizionin italian Rai 3, për shpifje. 

Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

“Disa hije arrijnë deri tek vëllai i kryeministrit Edi Rama. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë në 2016-ën që emisioni “Report” i publikon ekskluzivisht më poshtë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë tashmë gjykuar dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrolleve të policisë. 

Nga ky hetim lindi një proces gjyqësor ku narko-trafikantët janë dënuar ndërsa Olsi Rama as të paktën nuk u mor në pyetje. Emri i tij, madje është fshirë nga dosjet gjyqësore” – thuhej në emisionin “Report” të RAI 3./Dosja