Mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cili u mbajt ditën e djeshme është diskutuar në lidhje me krimet e luftës në Kosovë. Gjatë kësaj mbledhje ishte një përballje mes presidentes së Kosoës dhe homologut të saj, Aleksandar Vuçiç. Ndryshe nga herët e tjera Osmani ishte e shoqëruar nga e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman.

Në lidhje me prapaskenat e këtij takimi dhe detaje të tjera të cilat nuk u panë Krasniqi ka folur për mediat në Kosovë për emisionin "Rreth e Rrotull'. Dëshmitarja u shpreh se nuk mund ta përshkruante me fjalë reagimin e Vuçiç kur ka parë dëshmitaret që futën në sallë.

“Takimi ka shkuar shumë mirë, momenti më i mirë ka qenë kur ka kuptuar Vuciç se i ka dëshmitaret në dhomë, reagimin e tij nuk mund as ta përshkruaj. Rusia dhe Serbia ishin ato dy shtete që kishin probleme. Osmani ka qenë e mrekullueshme, edhe mesa besoj unë është e hera e parë që një president i Kosovës ka pasur dëshmitarët e luftës në OKB aty në pranin me vete”, ka thënë ajo.

Krasnqi tha se hyrja në mbledhje u lejua vetëm pas insistimit të presidentes Osmani, duke refuzuar të fliste pa dëshmitaret e luftës brenda sallës.

“Nuk e kam të qartë pse nuk na lejuan. Dy herë na kanë thënë se ‘bexhat’ nuk po funksionojnë që të hynë brenda, por ne arritëm të hymë sepse presidentja u tha se nuk hy brenda e mbaj fjalimin jashtë dhe nuk hynë pa dëshmitarët brenda. Po, ne i kemi paralajmëruar se do të jemi aty”, ka deklaruar ajo.

Në lidhje me prezencën dhe fjalimin e presidentes Osmani, Krasniqi-Goodman e përshkroi këtë moment si një nga më të rëndësishmit për të dhe për të gjithë dëshmitarët e tjerë të luftës, duke shtuar se ishte një ditë që ata e prisnin prej kohësh.

“Fjalën e fundit kur presidentja ia tha Vuçiçit për me kërku falje për krejt krimet e luftës që janë bërë në Kosove ka qenë momenti më i mirë për të gjitha neve katër dëshmitarët që kemi qenë aty. Se ne e kemi pritur këtë ditë që një lider i joni të ia thotë Vuçiqit përballë që të kërkojë falje për të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë”, ka thënë ajo./Dosja