Profesori i Universitetit, "Johns Hopkins"në SHBA, Edward Joseph ka reaguar në lidhje me përballjen e djeshme mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologut të saj seb, Aleksandar Vuçiç në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Joseph përmes një postimi në llogarinë e tij në "X" shkroi se Osmani kishte një përgatitje dinjitoze dhe se e mposhti Vuçiçin bombastik.
Ai më tej shtoi se kjo përgatitje e Osmani ishte e pritshme, teksa shton se surpriza e vërtetë ishte se Kosova dhe Rusia ranë dakord për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s të vitit 1999.
“Surpriza më e madhe nga përballja e sotme e KS të OKB-së mes Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç: Vuçiçi bombastik u tejkalua nga Osmani dinjitoze dhe e përgatitur? Jo, kjo ishte e pritshme", ka shkruar profesori Joseph në platformën “X”./Dosja