Ministri turk i Arsimit, Mahmut Özer, me rastin e 23 Prillit, Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve vizitoi bashkë me mësuesit dhe nxënësit Mauzoleun Anıtkabir të Atatürkut në Ankara.

 

Delegacioni nën kryesimin e ministrit Özer i përbërë nga përfaqësues të ministrisë, mësues, nxënës dhe prindër vendosën në Mauzole kurorë me lule, mbajtën qëndrim nderi dhe më pas u intonua himni kombëtar.

 

Në librin e përkujtimeve në mauzole ministri Özer shkroi:

 

"I dashur Ataturk, jemi edhe njëherë në praninë tuaj në 103-vjetorin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiye-s e cila është manifestimi i vetëm i vullnetit dhe pavarësisë së kombit tonë. Në rrugën e pavarësisë që u nisëm me parimin ‘sovraniteti pa kushte i takon popullit‘ fëmijët janë garancia më e rëndësishme si dhe pronarët e vërtetë të së ardhmes tonë të ndritur. Me rastin e 23 Prillit Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve që ju i keni dhuruar atyre dhe që ndriçon të gjithë fëmijët e botës me dritën e saj, ne po përjetojmë gëzimin e freskimit të besimit dhe sigurisë tek brezat e ardhshëm".

 

"Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë të madhe mbi ne për t'i ndihmuar fëmijët tanë të rriten si individë me vetëbesim dhe të pajisur të cilët do t‘i japin drejtim botës. Një brez i vetëdijshëm për vlerat kombëtare dhe shpirtërore, produktiv, i virtytshëm dhe që ka përqafuar informacionin e epokës, do të transferojë në të ardhmen këtë trashëgimi të shenjtë që na keni besuar. Të gjitha përpjekjet tona, janë në rrugën për të siguruar mundësinë dhe mjedisin fëmijëve tanë që do të kenë pikërisht këto cilësi. Si ministri e arsimit kombëtar jemi në idealin për të ngritur brezin e ri me arsim", shkroi Özer duke shtuar:

 

"Fëmijët tanë që përgatisin pasurinë e të kaluarës tonë të rrënjosur, me shkencën, kulturën, sportin, artin dhe teknologjinë, do ta ngrenë këtë atdhe të bukur mbi nivelin e ‘qytetërimeve bashkëkohore‘ që ju keni vënë në dukje. Teksa përparojmë drejt objektivi tonë ‘Shekulli i Türkiye-s‘, frymëzimin tonë ne e marrim nga idetë tuaja, forcën tonë nga populli ynë i dashur dhe vendosmërinë tonë nga qëndrimi ynë për pavarësi. Qoftë i bekuar shpirti juaj".

 

Pas fotografisë kujtimore në shkallët e Anıtkabir, ministri Özer bisedoi me nxënësit të cilëve u uroi festën./AA