Një grua që pretendon se ishte viktimë e një sulmi seksual i kafshoi gjuhën e sulmuesit të saj dhe i’a dorëzoi atë policisë si provë.

 

Gruaja 57-vjeçare tha se po ecte me qenin e saj në orën 4 të mëngjesit të së dielës më 19 shkurt në Avignon, Francë, kur një burrë rreth të 30-tave filloi ta ndiqte.

 

Thuhet se ai i’u afrua asaj, u përpoq ta përqafonte dhe puthte me forcë, gjithashtu duke e prekur në pjesë të trupit.

 

Pas një përleshjeje, gruaja i kafshoi gjuhën agresorit dhe u kthye në shtëpi.

 

Ajo dhe djali i saj më pas e dorëzuan atë në komisariatin lokal të policisë.