Banka e Shqipërisë bën të ditur se, investimet totale u rritën 9.8% në tremujorin e katërt të vitit 2022, duke konfirmuar kthesën rritëse të tremujorit

të tretë.

Sipas BSH-së, rritja e investimeve u përcaktua kryesisht nga rritja e investimeve private të bizneseve në ndërtime si dhe në makineri e pajisje.

Gjithashtu, rritja e investimeve private është mbështetur nga gjendja e përmirësuar financiare, norma e lartë e shfrytëzimit të kapaciteteve, ulja e pasigurive dhe vijimi i flukseve pozitive të kreditimit bankar.

Banka e Shqipërisë parashtron se, treguesit e disponuar sugjerojnë vijimin e prirjes

rritëse të investimeve gjatë tremujorit të parë të vitit 2023.

Vrojtimet e bizneseve flasin për gjendje financiare dhe normë të shfrytëzimit të kapaciteteve të bizneseve mbi mesataren historike. Teksa importi i makinerive dhe pajisjeve ka vijuar rritjen në terma realë dhe mbështetja me kredi ka vijuar edhe në tremujorin e parë.