Në qytetin e Prizrenit është mbajtur festivali i fëmijëve me rastin e 23 Prillit - Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve.

Rreth 900 fëmijë nga rajone të ndryshme të Kosovës morën pjesë në ceremoninë e mbajtur në kazermën "Sulltan Murat" në Prizren, ku ndodhet Delegacioni Përfaqësues i Türkiyes në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Fëmijët që u mblodhën së bashku në festival u argëtuan duke luajtur lojëra të ndryshme si tërheqje litari, loja me karrige, garë me thes, derisa fluturonin flamujt e Türkiyes dhe Kosovës.

Komandanti i Kontigjentit Turk të KFOR-it, Sabri Gökhan Karamürsel u dha dhurata fëmijëve në kujtim të kësaj dite.

Në kuadër të festivalit, nxënësit patën mundësinë të shohin nga afër automjetet dhe pajisjet e ushtarëve turq.

Ushtarët turq kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999. Türkiye mori komandën e KFOR-it për herë të parë më 10 tetor 2023 për mandat njëvjeçar./aa