Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se një shtet palestinez është mënyra për të izoluar dhe margjinalizuar Iranin.

“Sapo kemi përfunduar ndalesën tonë të dhjetë në shtatë ditë në rajon. Kemi qenë të fokusuar në një numër objektivash kryesore”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros, pas një turneu rajonal të fokusuar në çështjen palestineze.

“Së pari, parandalimi i përhapjes së konfliktit; së dyti, marrja e më shumë ndihme humanitare për njerëzit që kanë nevojë; së treti, rritja e mbrojtjes për civilët; katër, nxjerrja e pengjeve”, tha ai.

“Kjo është mënyra e vetme më e mirë – integrimi i Izraelit, siguria, një shtet palestinez – për të izoluar dhe margjinalizuar Iranin dhe llojet e veprimeve që ai po ndërmerr nëpërmjet përfaqësuesve të tij”, shtoi ai./aa