Përfaqësues të KQZ-së morën pjesë në takimin e organizuar në Sarajevë nga Këshilli i Evropës, mbi rishikimin e propozimeve për ndryshimet në Ligjin “Për financimin e partive politike” të Bosnje – Hercegovinës, për të dhënë eksperiencën e Shqipërisë në këtë drejtim.

Me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, KQZ do të vijojë punën e nisur vitin e shkuar për të përmirësuar Platformën Elektronike të Raportimit Financiar në drejtim të përdorimit të të dhënave të hapura dhe përmirësimit të eksperiencës së përdoruesve: financierë të partive politike, monitorues në terren gjatë fushatës zgjedhore, audituesve ligjorë, administratës së KQZ.

Publikisht si KQZ kemi sjellë në vëmendje se duhet të përmirësohen rregullat aktuale të financimit të fushatave zgjedhore dhe të partive politike./ata