Autoriteti i Dosjeve përkujtoi sot në Ditën Botërore kundër malaries doktor Hackett të Fondacionit amerikan “Rockfeller”, i cili themeloi Shërbimin Antimalarik, në vitin 1927, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shëndetësisë të Qeverisë Shqiptare, por edhe përpjekjet e personelit shqiptar që regjimi i dënoi si “agjentë të amerikanëve”.
Sipas të dhënave të Autoritetit, ish-Sigurimi i Shtetit ka survejuar marrëdhëniet e doktorit amerikan me personelin shqiptar në Ministrinë e Shëndetësisë, në të cilat veçohet ajo me Neki Radovickën.
Sipas dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, Dr. Hacket (Drejtor i përgjithshëm për Europën Qendrore dhe Ballkanin) ishte “ ̈ , ℎ, ̈ , ℎ̈ ̈ ̈ ℎ ̈̈ ̈ ̈ ℎℎ ̈ . ̈ ̈, ℎ- ℎ̈ , , ̧ ℎ̈̈ ̈, ℎ̈ ̈̈ ℎ ̈ ℎ “.
Të dhënat janë dokumentuar në dosjen nr. 9 “Historiku i Shkollave Amerikane në Shqipëri” e vitit 1945, me qendër aktivitetin e Fondacionit amerikan “Rockfeller”. Ky fondacion aplikonte programe ndihme në Shqipëri, që prej vitit 1920. Në vitin 1926, ky fondacion e ndihmoi Shqipërinë të luftonte malarien.
Fondacioni dërgoi në Shqipëri në tetorin e vitit 1926 Doktor Hacket, që të bënte studime paraprake mbi përhapjen e malarjes në vendin tonë dhe të caktonte metodat më të mira në luftimin e saj. Në vitin 1929 u çelën stacionet e para antimalarike, një në Tiranë dhe tjetri në Durrës.
Neki Radovicka si shumë punonjës të fondacionit dhe UNRRA dhe nxënës të Shkollës teknike “Harry Fulltz” dënohet dhe vdes në Burg.”. Sipas të dhënave ai vdiq nga torturat në hetuesi më 29 maj 1947.
Sipas kujtimeve publikuar në “Libri i zi i Komunizmit” Shqiptar’, të ish-të përndjekurit politik, Agim Musta, studiues, Neki Radovicka lindi në Kolonjë dhe ishte vjeç 36 kur vdiq nga torturat në hetuesi. Kreu shkollën Teknike në Tiranë dhe u specializua në Itali për zhdukjen e malaries, në fondacionin “Rokfeler”. Në vitet 1939-1945, punoi në Ministrinë e Shëndetësisë. Nga 1945-1946, punoi në UNRRA. Arrestohet në vitin 1946 dhe, mbas 13 muajve tortura në hetuesi, xhelatët i marrin jetën./ata