Të paktën tre civilë humbën jetën në sulmin ajror që ushtria izraelite zhvilloi në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, thuhet se avionët luftarakë izraelitë shënjestruan shtëpinë e familjes Al-Jamal në lindje të qytetit Rafah.
Në sulm shtëpia u shemb plotësisht ndërsa humbën jetën 3 civilë dhe shumë të tjerë u plagosën. Personat që humbën jetën dhe të plagosurit u dërguan në spitalin "Abu Yousef Al Najjar" në qytet.
Faqet izraelite të lajmeve, transmetuan se ushtria izraelite është përgatitur që të pushtojë "së shpejti" qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.
Liga Arabe në takimin e jashtëzakonshëm të saj të mbajtur dje paralajmëroi se qëllimi i ushtrisë izraelite për të sulmuar qytetin Rafah do të nënkuptojë një masakër të re kundër popullit të Palestinës dhe i bëri thirrje SHBA-së dhe vendeve të Bashkimit Evropian që të ndalin shitjen e armëve dhe municioneve ndaj Izraelit./aa