Në liqenin e Ulëzës janë hedhur sot 30 mijë rasate peshku.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e shoqëruar nga ministrja e Turizmit dhe mjedisit, Mirela Kumbaro dhe kreu i bashkisë së Matit, Agron Malaj vunë në dukje se hedhja e rasatit të peshkut në këto vite ka rënë rezultatin e saj.

Malaj bëri të ditur se kjo periudhë e hedhjes së rasatit të peshkut korrespondon edhe me periudhën e shtimit natyral dhe mbajtja e nivelit të ujit në pikën maksimale, do të mundësojë shtim të madh të peshkut në liqenin e Ulzës.

Ministrja Kumbaro nga ana e saj theksoi rëndësinë e pastrimit të territorit çka do të ndikonte edhe në ujëra të pastra të liqeneve.

“Nuk është larg dita kur ky liqen mbushej plot nga mbetjet që hidhnin bashkitë”, deklaroi Kumbaro./ata