Mali i Gramozit me liqenet e tij akullnajore, monument natyre në një lartësi prej 2523 metra mbi nivelin e detit, është një nga atraksionet më të vizituara në Kolonjë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga liqenet akullnajore në Gramoz të Kolonjës, të cilat tërheqin të pasionuar pas alpinizmit dhe natyrës.

Reshjet e borës dhe të shiut janë ushqimi kryesor i këtyre liqeneve.

Përreth ka bimësi të larmishme natyrore. Monumenti ka vlera shkencore, estetike e turistike.

Të pasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto mjedise të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit, të ecjeve malore dhe të admirojnë natyrën e rrallë të këtyre majave./ata