U zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit masterclass dyditor i kërcimit bashkëkohor me trupën e baletit.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, nëpërmjet Akademisë Teatrale vazhdon të sjellë në Shqipëri emra të njohur të skenave botërore, me qëllim që trupa jonë e Baletit dhe jo vetëm, të rrisë cilësinë e saj artistike.

Këtë radhë ishin Stefan Zeromski, asistenti i koreografit të shquar të kërcimit bashkëkohor çek Jiri Kylian dhe solisti i parë në Teatrin e Lionit, Edi Blloshmi, që zhvilluan një masterclass dyditor me trupën e Baletit të TKOB-së, duke sjellë eksperiencat e tyre dhe teknikat më të mira.

Të tilla masterclass-e organizohen mbi bazën e përvojave më të suksesshme ndërkombëtare. Ato kanë në fokus të rinjtë shqiptarë e të huaj, si dhe fuqizimin e potencialit të tyre në skenën e TKOB-së dhe përtej saj./ata