Peshëngritësi Samuel Rrasa është shpallur kampion Evrope, duke ngritur 135 kg, në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të rinjtë që po zhvillohet në Selanik, Greqi.
Rrasa, i cili mori pjesë tek gara për peshat deri në 73 kilogramë për moshën deri në 17 vjeç, fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 125 kilogramë.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ndërsa publikon pamje nga performance e Rrasës, ka uruar sportistin për rezultatin e arritur.
“Urime djalit nga Shtërmeni i Cërrikut, Samuel Rrasa, i cili i dha Medaljen e Artë Shqipërisë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rinj. Sportisti kuqezi ngriti 125 KG në stilin e shkëputjes, duke mos patur rivalë. Ndërsa në dygarësh u rendit i dyti, duke marrë medaljen e argjendit”, shkruan Balla./ata