Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, ka bërë një mbledhje ditën e sotme rreth projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues.
Në diskutimin e bërë ata kanë ngritur shqetësimin e tyre për mos përfshirjen e komunitetit dhe mungesën e realicionit që duhet ta shoqërojë projektligjin në faqen zyrtare.

5 Liderët e komuniteteve fetare në Shqipëri kanë ngritur grupin e punës me përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare me specialistë të tillë si juristë, sociologë, teologë dhe mjekë.

Ndërkaq grupi i punës ka paraqitur para Bordit të Presidencës argumentet e tyre profesionale në lidhje me projektligjin, duke shprehur shqetësimin për efektet negative, që do të ketë në në shëndetin e individit, familjes dhe shoqërisë.

 

Sipas tyre qëllimi kryesor është nxjerrja e një relacion me argumente shkencore, teologjike dhe profesionale, dokument i cili do t’u dërgohet Komisionit të Ligjeve, Kuvendit të Shqipërisë dhe për dijeni institucioneve të tjera vendase dhe të huaja./GazetaShqiptare