Kryebashkiaku i Kolonjës dhe kandidati i PS për një tjetër mandat në këtë bashki, Erion Isai është goditur fizikisht në mesnatë.

 

“Veprime që nuk i kanë hije gjithë Shqipërisë jo vetëm Kolonjës. Më vjen keq për të gjithë incidentin e  ndodhur dhe gjeja më e keqe është se kur të dalë në google Kolonja do të përmendet kjo. Nuk dua të viktimizohem por gara ka qenë shumë qytetarë. Nervoziteti tregon panik . Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita të identifikoj është anëtar i KZAZ të “BF”-së. Unë po konsumoja një kafe e kam këtë të drejtë, isha me një mikun tim aktor në makinë dhe safi im tregoi qytetari.”- tha Isai.