Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka hartuar Udhëzuesin “Për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e fushatave zgjedhore”.
Dokumenti ka si qëllim të orientojë subjektet zgjedhore mbi mënyrën se si të garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale të votuesve gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.
Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shprehu pakënaqësinë që në tryezën e prezantimit të udhëzuesit mungonin partitë politike.
Sipas tij rëndësia e këtij udhëzimi nuk duhej injoruar, jo vetëm nga Partia Socialiste por edhe nga partitë e opozitës, që kanë shfaqur arrogancë ndaj dokumentit.
“Është dokument serioz. Ia vlen që gjithesecili prej të interesuarëve të bëjë ekipin e vetëpërmbajtjes të këtij akti. Me vjen mirë që këtu janë përfaqesues të OJF. Partitë nuk kanë demostruar vëmendjen që duhet të kenë. Nuk janë këtu, por ne e dimë që partitë në Shqipëri e kanë të veshtirë të harmonizojnë të drejtat me përgjegjësitë. Ky është një dokument i rëndësishëm dhe duhet të kuptojmë rëndësinë e këtij udhëzimi. Flitet për të dhënat e qytetarëve duhet ta kuptojnë që nuk janë pronarë të këtyre të dhënave. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për partinë në pushtet, hasim arrogancë edhe te partitë e opozitës. Ju pëlqen apo jo, jemi këtu për të mbrojtur interesat e ligjit dhe qytetarëve. Shpresoj që të gjejë rrugën e vet të zbatimit ky udhëzues.” tha Celibashi.