Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë, Kukësi – Egnatia, që do të luhet më 14 majnë stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Biletat mund të blihen në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania” ose në biletarinë online.

Sa i përket blerjes së biletës online, sportdashësit fillimisht duhet të regjistrohen në platformë.

Më pas, zgjidhen tribuna e stadiumit dhe më pas përzgjidhet ulësja.

Pas plotësimit në tabelën dialoguese të të dhënave për biletat (mbiemër, emër, e-mail), procedohet me pagesën me kartë./ata