Kategoria Superiore fillon sot me një supersfidë mes dy skuadrash që kanë pretendime të mëdha. Dinamo e cila ka bërë ndërhyrje të mëdha në merkato, përballet me Egnatian kampione në fuqi, duke pasur si qëllim në këtë edicion që të luftojë pikërisht për titullin me rrogozhinasit.

Blutë kanë bërë ndërhyrje të rëndësishme me emra si Dita e Bregu të afruar gjatë verës për të përforcuar radhët. Ndërsa Egnatia gjithashtu ka bërë ndryshime në organikë, por shqetësim më shumë për momentin ka disa dëmtime që bëjnë që skuadra të mos jetë e plotë në startin e kampionatit.

DINAMO-EGNATIA 0-2
47′ (p) Vuthaj, 68′ Lushkja

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Egnatias.

90’+4’ Një harkim në zonë gjen Drame, por gjuajtja me kokë e këtij të fundit shkon jashtë katërkëndorit të Salit.

90’+2’ Mandela me kokë ka përsëri mundësinë të rrezikojë me një gjuajtje të shpejtë, por ccon topin mbi traversë.

90’+2’ Alijev ndëshkohet me karton të verdhë.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Kasa dhe Drame marrin vendin e Xhoel dhe Vuthaj.

86’ Vila ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Fangajt.

86’ Top në thellësi për Vuthajn, Sali del nga zona dhe largon sferën para tij.

83’ Dabjani gabon në largimin e një topi që devijohet nga sulmuesit kundërshtarë, por pastaj portieri rikuperon vetë gjithçka.

79’ Lushkja tenton me goditje dënimi, sfera devijohet në këndore.

78’ Karamba i lë vendin në fushë portugezit Tiago Nani në radhët e Dinamos.

76’ Vuthaj ka mundësinë e artë të shënojë golin e tij të dytë personal pas një asisti perfekt që mori nga e djathta, gjuajtja e tij bllokohet nga Sali i cili i mohon një gol të sigurt. 

74’ Dinamo mundohet të rihapë sfidën pas një goditje dënimi të harkuar në zonë ku Mandela provon të gjuajë me kokë, por nuk gjen portën e Dabjanit. 

73’ Zejnullai i lë vendin në fushë Ahmetajt.

71’ Vuthaj është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

69’ GOOOL EGNATIA! Aksion spektakolar i rrogozhinasve me Fangajn i cili pason për Lushkjen. Ky i fundit mposht Salin me një diagonale, duke dyfishuar shifrat. 

66’ Lorran nga e majta harkon në zonë, Dabjani është i vëmendshëm dhe kontrollon para devijimit të Zabërgjës.

63’ Gudiabi gjithashtu provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por duke fluturuar topin lart mbi traversë.

61’ Mandela pason për Vilën i cili provon nga jashtë zonës, por pa gjetur portën e mbrojtur nga Dabjani.

67’ Qardaku i lë vendin në fushë Zabërgjës në radhët e Dinamos.

55’ Muzhek i dalë në ndihmë të sulmit tenton me kokë në kufijtë e zonës, por çon sferën mbi portën e Dabjanit.

52’ Sulme të njëpasnjëshme të Dinamos që kërkon të gjejë shpejt barazimin, por rrogozhinasit mbrohen mirë dhe mbyllin çdo hapësirë.

47’ GOOOL EGNATIA! Vuthaj shënon nga pika e bardhë e penalltisë. 

46’ Penallti për Egnatian! Hamiti bën shenjë nga pika e bardhë pasi Dida rrëzon Vuthajn pas një kontakti në zonë.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime te skuadrat.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Është përsëri Vuthaj ai i cili provon me një gjuajtje nga jashtë zonës këtë radhë, pa shënjestrën e duhur.

44’ Qardaku ndëshkohet me karton të verdhë pasi largon topin pas një prekje me dorë.

43’ Fangaj harkon në zonë, Xhoel me kokë pason për Vuthajn i cili i vetëm para portës nuk ia del të shtyjë sferën drejt rrjetës. 

39’ Një top nga thellësia gjen Vuthajn në të djathtën, por gjuajtja e tij është e dobët dhe kontrollohet nga Sali. 

35’ VAR-i shpëton Dulis nga kartoni i kuq. Mbrojtësi rrëzon Vilën e nisur drejt zonës, Hamiti i tregon të kuqin por i shpjegon që duhej pritur VAR-i për pozicionin jashtë loje të sulmuesit. Për fatin e mirë të mbrojtësit, VAR-i sinjalizon pozicionin e Vilës dhe bën të pavlefshëm të kuqin.

34’ Kombinime të lojtarëve dinamovitë pranë zonës së dinamos, Aleksi zgjidh gjithçka me një spastrim të topit.

30’ Alijev del në të majtën në fundore dhe tenton harkimin, por çon topin direkt jashtë.

27’ Lushkja është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë i sfidës.

21’ Dinamo tani është më kërkuese në lojën  e saj me zbritje nga krahët, por pa arritur të thumbojë më portën e Dabjanit.

15’ Tjetër tentativë e dinamovitëve me një gjuajtje të Mandela, por që nuk shqetëson portierin Dabjani këtë radhë.

11’ Rast i shkëlqyer i Dinamos që përfiton nga gabimi i Malotës, Vila pason për Karamba por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Dabjani. 

9’ Shkëndija e parë në portë është e Lushkjes në të majtën e sulmit, gjuajtja e tij përfundon jashtë katërkëndorit të Salit. 

8’ Top në thellësi i Dulis për Vuthajn, por është shumë i fortë për sulmuesin që nuk e arrin.

5’ Vazhdon mbajtja e gjatë e topit e Egnatias, me Dinamon që pret në prapavijë.

2’ Kampionët e nisin me shpejtësi ndeshjen duke harkuar dy herë radhazi topin në zonën dinamovite, por mbrojtja është e vëmendshme dhe largon rrezikun para Salit.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Sali, Muzek, Hoxha, Meksi, Lorran, Karamba, Gudiabi, Dita, Vila, Qardaku, Mandela.
Trajner: Dritan Mehmeti

EGNATIA: Dabjani, Dulis, Xhemajli, Malota, Fangaj, Alijev, Aleksi, Zejnullai, Lushkja, Xhoel, Vuthaj.
Trajner: Edlir Tetova

/GazetaShqiptare

WhatsApp Image 2024-08-18 at 7.35.33 PM