Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier është drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga investimi i rëndësishëm, që po bëhet në përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qarkun e Fierit.

Rama theksoi se, ky është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që do të garantojë kushte dinjitoze dhe standarde bashkëkohore për 850 nxënës dhe mësues.

Falë këtij rikonstruksioni shkolla kthehet në parametra bashkëkohorë duke zgjeruar, jo vetëm hapësira, por edhe mjedise relaksuese, ndihmëse për stafin dhe gjithashtu edhe palestra e re, e cila është me standardet shumë të mira./ata