Në Shqipëri ka mbi 1.3 milionë të punësuar.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve shprehu falënderim të veçantë për kontributin e të gjithë të punësuarve në vendin tonë.
1 Maji, i quajtur edhe Dita e Punëtorëve ose Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, është dita që përkujton betejat dhe arritjet e bëra nga punëtorët dhe lëvizja punëtore.
Ajo festohet në shumë vende më 1 maj, ndërsa në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, një festë e ngjashme, e njohur si Dita e Punës, kremtohet të hënën e parë të shtatorit./ata