Presidentja sllovene, Nataša Pirc Musar ndodhet për vizitë në Tiranë me ftesë të Begajt. Ajo u prit nga presidenti me një ceremoni, e cila pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të dy shteteve.
Presidenti i Republikës Begaj dhe Presidentja sllovene Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.
Ndërkohë, në orën 14:00 Kuvendo do të mbajë një seancë të posaçme në nder të presidentes sllovene, e cila do të mbajë edhe një fjalim.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit./Shqiptarja