Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka njoftuar se në PL është ngritur Kryesia Ekzekutive e PL-së.

Tedi Blushi shprehet se Kryesia Ekzekutive e Partisë së Lirisë do të çojë përpara prioritetet e saj, ku më kryesori është ai për Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus.

Deklarata për Mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi:

Kryesia e re Politike e Partisë së Lirisë, në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Konventën Kombëtare, me qëllim vënien sa më parë në jetë të 5 prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus, vendosi mbrëmë ngritjen e Kryesisë Ekzekutive të Partisë së Lirisë, me përbërje si më poshtë vijon:

  1. Ilir Meta ( President )
  2. Erisa Xhixho (Zv/Presidente)
  3. Edmond Haxhinasto (Kryetar i KDK)
  4. Tedi Blushi (Sekretar i Përgjithshëm)
  5. Silva Caka (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)
  6. Brunilda Haxhiu (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)
  7. Anxhela Shenaj (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)
  8. Bedri Merhori (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)
  9. Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)
  10. Kristian Kina (Kryetar i LRI)
  11. Ambasador Agim Nesho
  12. Prof. Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financiare)
  13. Z.Petrit Vasili
  14. Znj.Ana Gjidiaj