Forcimi i bashkëpunimit në arsimin e lartë dhe në kërkimin shkencor mes Shqipërisë dhe Turqisë ishte në fokus të diskutimeve mes ministres së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe homologut turk, Ysuf Tekin.

Ministrja Manastirliu publikoi në rrjetet sociale foto dhe detaje nga takimi i zhvilluar të martën në Ankara.

“Me ministrin e Arsimit të Republikës së Turqisë Yusuf Tekin diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në drejtim të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Bashkëpunimi mes institucioneve të arsimit të lartë dhe agjencive të kërkim-zhvillimit do të jetë në fokus të kësaj faze të re të bashkëpunimit, mes dy institucioneve”, bëri të ditur Manastirliu.

“U angazhuam të nxisim edhe më tej programet e shkëmbimit, mes stafeve akademike dhe studentëve, në kuadër të programeve të përbashkëta mes institucioneve të arsimit të lartë”, përfundon Manastirliu.

Ministrja Manastriliu është pjesë e delegacionit qeveritarë të vendit, me në krye Kryeministrin Edi Rama, që ndodhen Ankara, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje me qeverinë e Turqisë në fusha të ndryshme, si siguria, turizmi, media..etj/ata