Kompania “Gjoka”, e cila po ndërton Rrugën e Arbrit njoftoi sot se do të ketë bllokim të rrugës nga e diela deri të martën.

Kompania po kryen asfaltimin e segmentit nga Rrethrrotullimi i Klosit deri në Bulqizë.

“Do të ketë sërish bllokim të përkohshëm të segmentit nga rrethrrotullimi i Klosit deri në Bulqizë dhe anasjelltas në datat 5, 6 dhe 7 maj (e diel, e hënë dhe e martë) nga ora 8:00 deri në orën 18:00”, bën të ditur kompania.

Kalimtarët duhet të ndjekin rrugën e vjetër nga bajpasi Klos për në Bulqizë dhe anasjelltas.

Rruga do të jetë e hapur në të gjithë gjatësinë e saj ditën e premte dhe të shtunë./ata