Industria nxjerrëse renditet sektori i dytë për nga vlera e investimeve të huaja pas atij në pasuri të paluajtshme, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë.

Referuar statistikave të BSH-së, për vitin 2023, investimet në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 270 milionë euro.

Investimet në industrinë nxjerrëse kanë regjistruar një rritje modeste në raport me një vit më parë.

Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto.

Përveç rolit të investitorit kryesor, Bankers Petroleum, vlerësohet se një peshë në rritje kanë edhe investimet e Shell, në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut, ku ekzistojnë pritshmëri për ekzistencën e rezervave të mëdha të naftës bruto./ata