Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj niset sot drejt Parisit, Francë, ku do të pritet në një takim të veçantë nga homologia e tij, Anne Hidalgo.

Temë e diskutimit mes dy kryebashkiakëve do të jetë rinovimi i sheshit “Skënderbej” në Paris, ndërkohë që një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe Lojërave Olimpike, si dhe kushtet e stërvitjes së ekipit olimpik shqiptar, ku një pjesë e sportistëve vijnë nga radhët e ekipeve të kryeqytetit.

Tirana ka një raport të veçantë me bashkinë e Parisit. Në shkurt të këtij viti, Veliaj priti në Tiranë nënkryetaren e bashkisë së Parisit, Anouch Toranian, të cilës i dhuroi në mënyrë simbolike “Sahatin e Tiranës” dhe biseduan për rritjen e bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve.

Veliaj tha se Parisi dhe Tirana janë kthyer në laboratorë të ndryshimeve urbane./ata