everia po ndihmon në rritjen e mundësive të punësimit të të rinjve përmes shtimit të shkollave profesionale.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit po punon që në Kukës të hapet shkolla e re profesionale, e cila do të vendoset në ambientet e ish-shkollës “Bajram Curri”.

Lajmi u bë i ditur nga deputeti i zonës, Pandeli Majko.

Hapja e një shkolle profesionale në Kukës, një ndër qarqet më numrin më të lartë të të papunëve,  do t’i shërbente jo vetëm kualifikimit dhe formimit të të rinjve të këtij qyteti, por edhe një numri të madh të rinjsh nga Tropoja dhe Hasi.

Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë nxënësit po zgjedhin shkollat profesionale, për të gjetur veten shpejt në tregun e punës.

Arsimi dhe formimi profesional ofrohet nga 29 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional në të gjithë vendin. 14 700 nxënës ndjekin arsimin e mesëm profesional publik për vitin shkollor për vitin 2023-2024.

Numri i të regjistruarve për herë të parë është 4709 nxënës, konkretisht 11% më shumë se një vit më pare.

Sipas një gjurmimi të kryer nga qeveria, 60% e nxënësve që janë diplomuar nga shkollat apo qendrat e formimit profesional, janë punësuar.

Programet më të kërkuara për vitin 2024, janë hoteleri turizëm, shërbime mjetesh transporti, teknologji informacioni. 8 ofrues ofrojnë edhe kualifikime profesionale.

Nga qendrat e formimit profesional, këtë vit janë ofruar 71 kurse të formimi profesional dhe janë regjistruar 15 mijë kursantë.

Gjatë vitit 2023, ka nisur edhe zbatimi i programi i kodimit./ata