Pas një shkëputjeje disavjeçare, në Liqenin e Shkodrës është rikthyer lundrimi turistik, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve dhe vizitorëve të shijojnë magjinë e ujërave dhe peizazhit të liqenit më të madh në Ballkan.

Kryeministri Edi Rama ndau këtë mbrëmje pamje të varkave në lundrim.

“Dy anijet e para turistike “Buna” dhe “Drini” kanë nisur shërbimin e tyre, duke ofruar një panoramë të pashijuar më parë nga shumëkush në zonën e bukur të Liqenit të Shkodrës”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Qeveria dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë mundësuar dy anijet e para turistike me kapacitet prej 33 vendesh secila, që do të shërbejnë për lundrimin në liqen.

Anijet i shtohen një rrjeti ndërhyrjesh që ka nisur me krijimin e 3 moleve përgjatë liqenit dhe lumit Buna./ata