Për vitin 2022, në ndërmarrjet eksportuese mbizotërojnë ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT-i, në vitin 2022, pesha e eksporteve të kryera nga ndërmarrjet që operojnë në industri është 81 %, duke u rritur me 27.9 %, krahasuar me vitin 2021.
Ndërmarrjet e mëdha zënë 40 % të vlerës së eksporteve të këtyre ndërmarrjeve, duke u rritur me 21.4 %, krahasuar me vitin 2021.
Ndërsa vlerën më të madhe të importeve e kanë ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë. Në vitin 2022, pesha e këtyre ndërmarrjeve është 56 %, duke u rritur me 19 % krahasuar me 2021.
Në 2022, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme zënë 90 % të vlerës së importeve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e tregtisë, duke u rritur me 19,0 %, krahasuar me vitin 2021.
Në total, në vitin 2022 eksportet e mallrave janë 487 miliardë lekë, duke u rritur 32 % krahasuar me vitin 2021. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 950 miliardë lekë, duke u rritur 18.7 % krahasuar me vitin 2021.