Sot është e diel pa makina.
Bashkia e Tiranës rikthen “Tirana pa makina”, nismë kjo e cila synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, por edhe për të bërë një jetë më aktive.
Ndërsa në qendrën e Tiranës do të mungojë zhurma e makinave, do të jenë të shumta aktivitetet e organizuara nga bashkia e kryeqytetit, për ta kthyer këtë fundjavë në një ditë festive.
Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06:00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.
E diela do të jetë e mbushur me aktivitete të shumta dhe surpriza pafund.
- Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktivitetit promovues “Tirana pa makina’, në datat 5 Maj 2024 dhe 1 Qeshor 2024, në periudhat kohore nga ora 06:00 deri në oren 17:00, në segmentet e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të Ish – Hotel Dajti.
– Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e Ish-Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
- Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.W.Bush”.
3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.
- Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish-Stacioni Trenit” do të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”./ata