Në Gjonaj të Hasit në Prizren është mbajtur Festivali folklorik “Hasi Jehon 2024”, edicioni i 35-të. Për 3 ditë radhazi performuan mbi 30 ansamble kulturore-artistike nga të gjitha trojet shqiptare.
Drejtori i Festivalit Haziz Hodaj thotë se vitet e fundit festivali ka zgjuar kureshtjen e mjaft qytetarëve duke marrë përmasa kombëtare.
Në përfundim të festivalit u ndanë edhe vlerësime për performancat më të mira. Çmimi “Malësori” iu dha ansamblit " Pjetër Bogdani" nga Kruma e Hasit, “Malësorja” asamblit të këngëve dhe Valleve “Deçani”, ndërsa çmimi “Lahuta” një grupi nga Tropoja./ata