Në vitin akademik 2023-2024, rezulton se në fushat e studimit të lidhura me kulturën janë regjistruar 16.715 studentë, nga ku të cilët përbëjnë 14.3% të totalit të regjistrimeve lidhur me kulturën.
Referuar raportit të INSTAT-it mbi statistikat në fushën e kulturës, në totalin e studentëve, “arkitektura dhe ndërtimi” dhe “gjuhët”, janë fushat e studimit më të preferuara nga studentët, përkatësisht me 35.7% dhe 22.7%.
Po ashtu të dhënat tregojnë se në fushat e studimit të lidhura me kulturën, femrat përbëjnë shumicën e studentëve me 57.8%.
Përqindja e femrave është më e lartë në fushat “gjuhë” (83.8%), “gazetari dhe informim” (79.9%) dhe “shkenca humane” (74.7%) dhe më e ulët në fushën “sporte”, ku femrat përbëjnë 24.8% të studentëve në këtë fushë.
Në vitin akademik 2023-24, nga totali i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë, 1.9% ishin të huaj.
Për të tre vitet e fundit akademike, studentët e huaj meshkuj dominojnë krahasuar me studentet e huaja femra. Shumica e studentëve vijnë nga Italia (51.7%) dhe nga Kosova (16.5%).
Referuar INSTAT-it, pjesa më e madhe e studentëve të huaj janë regjistruar për studime “Master” dhe “Bachelor”.
Në Programet 2 vjeçare dhe Bachelor ka më shumë student meshkuj të huaj, ndërkohë në programet Master ka më shumë studente femra të regjistruara. Në doktoraturë nuk ka të regjistruar për vitin 2023-2024./ata