Kreu i Lëvizjes së Re Arian Galdini ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Pescia të Italisë.

Gjatë një interviste për një televizion lokal, Galdini tha se forca politike që ai drejton është europiane, dhe se ai beson se LRE mund të ndryshojë Shqipërinë.

Ndërsa më tej kreu i LRE, shtoi se pavarësisht imazhit të gabuar të krijuar për Shqipërinë, si një vend i korruptuar dhe i kapur nga krimi, Galdini theksoi se pjesa më e madhe e shqiptarëve janë të ndershëm./GazetaShqiptare