Raportohet se operacionet e evakuimit që ushtria izraelite ka nisur këtë mëngjes në lagjet lindore të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës do të përfshijnë rreth 100 mijë palestinezë.
Sipas lajmeve të publikuara në radion e ushtrisë izraelite, thuhet se sipas vlerësimeve të ushtrisë rreth 100 mijë persona që do të evakuohen në lagjet lindore të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës.
Vendimi për evakuimin e palestinezëve u mor mbrëmë natën në minitakimin e Këshilli të Ministrave përgjegjës për çështjet politik dhe të sigurisë.
Në anën tjetër, ushtria izraelite në broshurat që ka hedhur në lindje të qytetit Rafah ka paralajmëruar banorët e rajonit që të evakuojnë shtëpitë dhe të shkojnë në perëndim të qytetit.
Përmes mesazheve dhe bisedave telefonike si dhe broshurave që ushtria izraelite ka hedhur nga ajri, palestinezëve u janë dhënë informacione lidhur me rajonet që duhet të evakuohen dhe për zonat ku civilët duhet të shkojnë.
Izraeli i cili dëshiron të pushtojë nga toka qytetin Rafah në Gaza ku janë strehuar 1,4 milion palestinezë, pavarësisht paralajmërimeve për katastrofë humanitare insiston në pushtimin e tij duke e cilësuar zonën si "kalaja e fundit e Hamasit".
Izraeli që nga 7 tetori e deri më tani i ka detyruar palestinezët të migrojnë në jug si pasojë e sulmeve intensive ajrore dhe pushtimit tokësor ndaj pjesëve veriore dhe qendror të Gazës./aa