Një i ri ka tentuar të vetëdigjet me benzine para bashkisë së Fushë Arrëz-it.
Sipas “BW”, shtetasi që tentoi të vetëdigjej është identifikuar si shtetasi Tonin Lleshi.
I riu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka kërkuar që të takojë kryebashkiakun për të vazhduar shkollën e lartë.
Mësohet se kryebashkiaku Hil Curri ka kontaktuar me të riun, pasi u informua për situatën.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar dhe pritet që i riu të transportohet në spitalin e Shkodrës.