Major Klodian Tanushin dhe nëntetare Zarife Hasanaj u përkujtuan sot nga Forcat e Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, kujtimi i tyre mbetet një frymëzim për të gjithë.
“Kujtojmë me nderim dy ushtarakë heronj, major Klodian Tanushin dhe tetare Zarife Hasanajn, të cilët ranë në krye të detyrës 5 vjet më parë. Kujtimi i tyre mbetet një frymëzim për të gjithë ne. Të paharruar”, theksoi ministri Peleshi.
Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO “Enhanced Forward Presence” në Letoni, humbën jetën, gjatë kryerjes së detyrave luftarake.
Zarife Hasanaj humbi jetën menjëherë në vendngjarje më datë 6 maj, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital, duke mos i rezistuar dot plagëve të marra nga shpërthimi i eksplozivit./ata