Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi sot kandidaturën e Deniz Derallës për anëtar në bordin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Pas seancës dëgjimore, Deralla mori votat e të gjithë anëtarëve të komisionit, të pranishëm në mbledhjen e sotme.

Deniz Deralla është kandidat i propozuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Deralla mban postin e drejtorit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, ndërsa ai ka ushtruar funksionin e anëtarit të bordit të AMF-së edhe për një mandat tjetër 4- vjeçar, prej prillit të vitit 2019.

Me mbarimin e mandatit, ai është propozuar nga Banka e Shqipërisë për një mandat të dytë./ata