Presidenti italian Sergio Mattarella tha sot se Bashkimi Europian aktualisht po kalon periudhën e tij më të vështirë, gjatë një fjalimi me rastin e Ditës së Europës.
“Historia europiane po kalon ndoshta fazën e saj më kritike që nga fillimi i procesit të integrimit. Siguria e kontinentit tonë është tronditur nga konfliktet që nuk i kemi përjetuar kohët e fundit”, tha Mattarella.
Ai vlerësoi se zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian janë një mundësi dhe përgjegjësi për votuesit e vendeve anëtare të BE-së që të “bëhen figurat kryesore të së ardhmes së tyre”./OraNews