Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua të enjten me kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë Dr.Matthias Rößler.

Ndërsa publikoi në rrjetet sociale pamje nga takimi, Balla tha sot se Shqipëria është certifikuar si një destinacion me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurrueshme dhe siguri mbresëlënëse.

“Mirëprita sot Kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë Dr.Matthias Rößler. Numri i turistëve gjermanë të cilët zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë është shumëfishuar, sepse Shqipëria jonë është certifikuar si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurrueshme dhe siguri mbresëlënëse”, shkruan Balla./ata