Kryetari i PD, SAli Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka angazhuar agjenturën ruse për të shkatërruar opozitën në Shqipëri.

 

Berisha thotë se Rama ka përdorur ish-zyrtarin e FBI, McGonigal, të cilin sipas tij, e ka paguar. Kryedemorkati duke mos thënë qartë nëse do të ketë protesta, theksoi se qytetarët do i japin përgjigjen e merituar kryeministrit Rama.

 

“Me të gjitha mjetet e mos bindjes civile kjo kalbësirë do të shporret nga pushteti. Ky ka kryer aktet më makabre, më të rënda. Këto janë mesazhet e mia dhe unë jam i bindur se këto burojnë nga zemra dhe mendja e çdo demokrati dhe demokrateje. Demokratët dhe shqiptarët panë qartë se si një demon pushteti, ka angazhuar nën petkun e FBI-së dhe dhe fuqisë së saj, por në fakt agjenturën ruse për shkatërrimin e forcës kryesore politike opozitare. Kam bindjen më të madhe se demokratët do ti japin atij përgjigjen e merituar”,-tha Berisha.