Masat ajrore të qëndrueshme kanë përfshirë një pjesë të mirë të Ballkanit Perëndimor duke diktuar kushte të motit edhe në territorin shqiptar.

 

Parashikohet që pjesa e parë e ditës të jetë nën dominimin e kthjellimeve në Ultësirën Perëndimore, por do të ketë kalime të pakta të vranësirave në zonat malore. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes, vranësirat kalimtare do të bëhen më të dukshme në vendin tonë, por mbeten të fokusuara në zonat malore duke krijuar momente të pakta me pika shiu në zonat Veriore.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 19°C.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.