Karateisti shqiptar Orges Arifi ka siguruar medaljen e argjendtë dhe është në garë për medaljen e arit në Evropianin e karatesë.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njoftoi sot se, karateisti shqiptar ia doli të shkojë në finalen e Kampionatit Evropian të karatesë, që po zhvillohet në Zadar, Kroaci.
Arifi arriti në shkojë në finalen e Kampionatit Evropian, pas katër fitoresh spektakolare kundër përfaqësuesve të Zvicrës, Turqisë, Çekisë dhe në gjysmëfinale kundër Azerbajxhanit./ata